Policia e Fierit ka vënë në pranga një 38-vjeçar, i cili kishte shkuar në spital pasi ishte plagosur në dorë.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë natës, në një lokal në lagjen “29 Nëntori”, është vetëplagosur në dorë me një armë zjarri pistoletë tip TT'”- njofton policia, duke shtuar se mbi te rendon akuza “Armëmbajtje pa leje”.
Njoftimi i policisë
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
E.N., 38 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë natës, në një lokal në lagjen “29 Nëntori”, është vetëplagosur në dorë me një armë zjarri pistoletë tip TT.
Gjatë kontrollit personal ju gjetën 7 fishekë arme zjarri pistoletë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me armën e zjarrit.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”./Gazeta Liberale