Aktualitet

Shisnin drogë në lokal, policia arreston menaxherin dhe një klient, shpallet në kërkim pronari

Shkruar nga Liberale
Shisnin drogë në lokal, policia arreston menaxherin dhe një

Policia e Tiranës ka goditur një rast të përshtatjes së lokaleve për përdorim droge. Sipas bluve, janë arrestuar dy persona, një tjetër është shpallur në kërkim dhe njëri është proceduar penalisht.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur goditjen e një rasti të përshtatjes së lokaleve për përdorim droge dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve: – E. V., 27 vjeç, banues në Tiranë, menaxheri i lokalit, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; – A. R., 37 vjeç, banues në Tiranë, klient në lokal, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në vijim të veprimeve, u shpall në kërkim pronari i lokalit, shtetasi I. Ç., 48 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer ne bashkëpunim dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”. Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi I. N., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit””, njofton policia.

Sipas bluve, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në lokalin në rrugën “Sulejman Delvina”, në pronësi të shtetasit I. Ç. dhe me menaxher shtetasin E. V, ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të vogla lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe heroinë, si dhe mjete që shërbejnë për konsumimin e lëndëve narkotike.

“Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik të shtetasit A. R., shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë. Vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, për kapjen e shtetasit I. Ç”, thuhet më tej në njoftim.

Mësohet se, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH