Showbiz

"Shijojini prindërit sa i keni", sëmundja e rëndë i mori nënën, Eno Popi rrëfen pengun që i ka mbetur

Shkruar nga Liberale
"Shijojini prindërit sa i keni", sëmundja e rëndë
Moderatori Eno Popi, i cili shpesh është i rezervuar dhe nuk i pëlqen të tregojë për jetën e tij, ka rrëfyer si kurrë më parë një ngjarje emocionale dhe prekëse. Në “Dancing With the Stars” ai tregoi një moment para ndarjes nga jeta të nënës së tij, një moment që i ka mbetur peng. “Ka qenë maji i 2014-ës, një telefonatë nga im atë, na tregon se mamaja ishte diagnostikuar me tumor në pankreas. Është të të lëvizi toka në këmbë. Në javët e fundit mua më është dashur që të mbaj dy portrete, një buzëqeshje shprese dhe dëshire për ta vazhduar jetën dhe kur dilja nga dyert e spitalit, një trishtim i pamatë. Më është dashur të luftoj pikërisht me këtë gjë, për të treguar që do ia dalim ia hidhnim, do bëhet më mirë, edhe pse e dinim që s’do bëhej. Vazhdimisht e mendoj pse nuk bëmë ne një udhëtim të fundit, kishte shumë qejf të udhëtonte. I thash 'okay' do të marr unë me makinë, një mundësi për të ndenjur vetëm dhe për të folur.
Data 28-29 nëntor mjekët e kanë pushim, dhe më thanë përpiqu që ta bëni kimioterapinë më herët. Shpresova fort që të bëhej mirë dhe ta mbanim planin tonë të udhëtimit. Rënia ishte e dukshme, krevati i u bë vendi që nuk u çua asnjëherë, ku pastaj zoti e mori pas vetes dhe ai udhëtim i parealizuar, ndonjëherë them me vetëm, pse… E dinim si do shkonim gjërat por do kishim një moment së bashku, do kishim një kujtim… gjë që unë e humba”, rrëfeu Eno. Në studion e DTWS, të pranishëm, juria dhe Bora u emocionuan, ku kjo e fundit e komplimentoi për guximin që e tregoi këtë histori. “Besoj që na shohin shumë, dhe në situatën që kam kaluar janë duke e kaluar edhe të tjerë, duke u përpjekur me vështirësi të luftojnë me jetën të gjithë duan ti shohin njerëzit e tyre sa më gjatë, dua ti them një gjë: shijojeni prindërit sa i keni, dhe gëzojuni familjes”, tha Eno.  

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH