Aktualitet

SHIFRA E DITËS: Vlera e doktoraturave në vendin tonë, 478 udhëheqin universitetet publike dhe 55 ato private

Shkruar nga Liberale
SHIFRA E DITËS: Vlera e doktoraturave në vendin tonë, 478

Aranit Muraçi

Doktoraturat dhe gradat shkencore të dhëna ndër vite, ndërkohë që mungojnë studimet e mirëfillta shkencore thuajse në çdo fushë, janë një problematikë e mprehtë e arsimit tonë të lartë. Ka pasur kontestime dhe akuza të shumta mbi numrin e doktoraturave që janë dhënë nga oborret akademike me paratë publike, për punimet plagjiaturë, ku të përfshirë janë përmendur deputetë, ministra dhe ish-ministra, ndonëse disa mund të mos kenë përfunduar dot as arsimin e mesëm. Numri i doktoraturave dhe i gradave shkencore, dhënë ndër vite, pa kriter, duke shkelur çdo etikë dhe standard akademik, kanë krijuar në vetë oborret akademike dhe Administratën Publike një kaos të vërtetë. Aktualisht askush nuk di sesa është numri dhe më pak akoma të identifikohet cilësia e tyre. Përgjegjësia është gjë tjetër. Ish zv. ministri i Arsimit për një periudhë të shkurtër kohore, Taulant Muka, i tha “Liberale.al” se “nuk kam info të saktë se sa është numri total i doktoraturave. Duke parë produktin shkencor në vend dhe eksperiencën me identifikimin e plagjiaturës, besoj mbi 50-80% e tyre janë jashtë standardit. Gjithsesi, kjo kërkon hetim dhe investigim”. Pse ka një interes të madh dhe për çfarë duhet një doktoraturë, kur ajo nuk ka asnjë vlerë? A janë pjesa më e madhe e gradave shkencore një mashtrim i madh akademik në vendin tonë? Dhe më kryesorja, nëse në vendin tonë dominon numri i doktoraturave pa vlerë, si mund të evidentohet dija nga injoranca, talenti nga mediokriteti dhe studiuesi nga pseudo-studiuesi? Sipas të dhënave të siguruara nga “Liberale.al” kostoja totale e një doktorature në vendin tonë shkon në rreth 10 mijë euro. Studenti para se të doktorohet paguan rreth 2.4 milionë lekë (të vjetra) shifër gati e njëjtë me shumën që përfiton udhëheqësi i doktoraturës për mbikqyrjen nëse merret doktoratura. Një doktoraturë zgjat minimalisht rreth 3 vite. Sipas legjislacionit në fuqi, cilido që zotëron një doktoraturë dhe mban pozicionin e drejtuesit në Administratën Publike, përfiton nga 20-25 mijë lekë (të reja) shtesë krahasuar me të tjerët që mbajnë të njëjtin post dhe nuk zotërojnë doktoraturë. Ministria e Arsimit dhe Sportit i siguroi “Liberale.al” numrin e kuotave të doktoraturave që janë akorduar aktualisht në arsimin e lartë. Nga lista, për programet e ciklit të tretë doktoratë, të Universitetit të Mjekësisë të Tiranës, nuk janë përcaktuar ende kuotat nga institucioni i arsimit të lartë. Në total universiteteve publike u janë miratuar 478 doktoratura kundrejt 55 doktoraturave të universiteteve private. Universiteti i Tiranës udhëheq gjysmën e totalit të doktoraturave në vendin tonë (243). Shpërndarja e doktoraturave në universitetet publike vijon si më poshtë: Universiteti Bujqësor (51), Universiteti Politeknik i Tiranës (56), Universiteti i Arteve (15), Universiteti i Sporteve (22), Universiteti i Durrësit (26), Universiteti i Elbasanit (14), Universiteti i Shkodrës (29) dhe ai i Vlorës (5). Gjithashtu, regjistrimet në institucionet e arsimit të lartë, pavarësisht kuotave të certifikuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, janë në varësi të miratimit ose jo, të projekteve individuale të paraqitura nga kandidadët për studimet e ciklit të tretë “Doktoratë”.
Programe doktoratë në IAL publike Universiteti i Tiranës Doktoratë në “Shkencat e Natyrës” Nënfusha “Shkencat Biologjike” (12 kuota) Nënfusha “Fizikë” (7 kuota) Nënfusha “Matematikë” (5 kuota) Nënfusha “Matematikë e Aplikuar” (1 kuotë) Nënfusha “Kimi e Aplikuar” (19 kuota) Nënfusha “Bioteknologji” (5 kuota) Nënfusha “Prodhim Industrial dhe Inxhinieri” (5 kuota) Nënfusha “Informatikë” (3 kuota)

Doktoratë në “Drejtësi” Nënfusha “E Drejtë Civile” (14 kuota) Nënfusha “E Drejtë Penale” (13 kuota) Nënfusha “E Drejtë Publike” (11 kuota) Doktoratë në “Studime Evropiane” (2 kuota)

Doktoratë në “Shkenca Ekonomike” Nënfusha “Ekonomiks” (15 kuota) Nënfusha “Financë” (9 kuota) Nënfusha “Kontabilitet” (4 kuota) Nënfusha “Marketing” (9 kuota) Nënfusha “Menaxhim” (12 kuota) Nënfusha “Statistikë dhe Informatikë e Zbatuar” (8 kuota) Nënfusha “Sisteme Informacioni në Ekonomi” (4 kuota)

Doktoratë në “Shkenca Sociale” Nënfusha “Edukim” (5 kuota) Nënfusha “Psikologji” (7 kuota) Nënfusha “Punë Sociale” (12 kuota) Nënfusha “Sociologji” (1 kuotë) Nënfusha “Filozofi” (2 kuota) Nënfusha “Shkenca Politike” (2 kuota)

Doktoratë në “Shkenca Humane, Albanologjike dhe Gjeografi” Nënfusha “Histori” (6 kuota) Nënfusha “Gjeografi” (11 kuota) Nënfusha “Marrëdhënie Ndërkombëtare” (3 kuota)

Doktoratë në “Shkenca Humane”  Nënfusha “Shkenca Gjuhësore” (33 kuota) Nënfusha “Letërsi Botërore, Moderne dhe Postmoderne” (5 kuota) Universiteti i Mjekësisë i Tiranës Doktoratë e përbashkët me Universitetin e Firences, në “Kirurgji e Përgjithshme dhe Nën-specialitete”, Doktoratë e përbashkët me Universitetin e Firences në “Obstetrike Gjinekologji”, Doktoratë e përbashkët me Universitetin e Firences në “Mjekësi Interne”, Doktoratë në “Radiologji”, Doktoratë në “Mjekësi Interne”, Doktoratë në “Farmaci”, Doktoratë në “Anatomi”, Doktoratë në “Shëndet Publik”, Doktoratë në “Fiziologji”, Doktoratë në “Oftalmologji , Doktoratë në “Mjekësi Dentare”, Doktoratë në “Obstetrike Gjinekologji”, Doktoratë në “Shkenca Mjekësore Teknike”, Doktoratë në “Neurologji dhe Neurokirurgji”, Doktoratë në “Psikiatri dhe Shëndet Mendor”, Doktoratë në “Pediatri”, Doktoratë në “Kirurgji” . Universiteti Politeknik i Tiranës Doktoratë në “Inxhinieri Elektrike” Nën-fusha “Automatizimi i Industrisë” (3 kuota) Nën-fusha “Energjetikë” (3 kuota) Doktoratë në “Inxhinieri Ndërtimi” (6 kuota) Doktoratë në “Gjeodezi” (3 kuota) Doktoratë në “Inxhinieri nafte dhe gazi” (8 kuota) Doktoratë në “Inxhinieri Fizike” (2 kuota) Doktoratë në “Gjeologjia dhe Mjedisi” (6 kuota) Doktoratë në “Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit” (20 kuota) Doktoratë në “Konstruksione Mekanike dhe Vlerësimi i Integritetit Strukturor” (3 kuota) Doktoratë në “Qëndrueshmëria dhe inovacioni për projektin e mjedisit të ndërtuar dhe sistemit të produktit” (nuk janë përcaktuar ende kuotat nga IAL) Universiteti Bujqësor i Tiranës Doktoratë në “Shkenca Mjedisore” (10 kuota) Doktoratë në “Shkenca Veterinare” (8 kuota) Doktoratë në “Shkenca dhe Bio-teknologjia Ushqimore” (8 kuota) Doktoratë në “Shkenca Bujqësore” (15 kuota) Doktoratë në “Ekonomi dhe Agrobiznes” (20 kuota) Universiteti i Arteve Doktoratë në “Muzikologji” (5 kuota) Doktoratë në “Arte Skenike” (10 kuota) Universiteti i Sporteve të Tiranës Doktoratë në “Shkenca Sportive” (11 kuota) Doktoratë në “Aktiviteti Fizik dhe Shëndeti” (11 kuota) Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës Doktoratë në “Shkenca Ekonomike” (26 kuota) Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan Doktoratë në “Shkenca Mjekësore Teknike”  (7 kuota) Doktoratë në “Albanologji” (7 kuota) Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër Doktoratë në “Ekonomi dhe Turizëm i Qëndrueshëm” (20 kuota) Doktoratë në “Gjuhë Shqipe” (9 kuota) Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë Doktoratë në “Studime gjuhësore, letrare dhe kulturore” (5 kuota)   Programe doktoratë në IAL jopublike për vitin akademik Universiteti Europian i Tiranës Doktoratë në “Shkenca Sociale dhe të Sjelljes” (18 kuota) Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” Doktoratë në “Shëndet Publik, Diagnozë Molekulare e Sëmundjeve Infektive dhe Farmakovigjilancë” (5 kuota) Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë Doktoratë në “Shkenca Ekonomike” (29 kuota) Universiteti Metropolitan Doktoratë në “Inteligjenca Artificiale dhe Sistemet Inteligjente” (3 kuota) /Liberale.al/  

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH