Aktualitet

Sherri për “Nojën”/ Vajza e dhunuar: Dua të iki nga Shqipëria

Shkruar nga Liberale
Sherri për “Nojën”/ Vajza e dhunuar: Dua të iki nga

Fenomeni ‘Noja’ siç u cilësua në rrjetet sociale, lindi pas publikimit të një video shokuese ku e reja Brisilda Rroku u dhunua gati në mënyrë barbare nga Margarita Gjoni, pasi kjo e fundit kishte marrë vesh se i dashuri i saj, Noja, e kishte tradhtuar me të.

Brisilda pas ngjarjes ka folur për Shqipëria Live dhe ka rrëfyer se është ndjerë e kërcënuar dhe diskriminua, më shumë edhe nga rrjetet sociale, që më pas ngjarjen e kthyen edhe në meme.

Ajo tregon se ngjarja bëri që ajo të humbë punën dhe të përkeqësojë marrëdhënien me familjen e shoqërinë. Ndërkohë që tashmë një shoqatë e strehon atë.

“Kam tre javë që jam në gjendje shumë të keqe , ndihem e kërcënuar, edhe thjesht nga rruge nga njerëzit. Kërkoj nga institucionet të më ndihmojnë të iki jashtë , nuk mundem të rri më këtu , ndihem e kërcënuar, uroj të jem shembull për ato që rrinë të heshtura, por dhe që shteti të reagojë përballë këtyre rasteve si i imi, uroj që zëri im të dëgjohet dhe të pakësohen këto raste në Shqipëri’, tha ajo.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH