Disa persona janë përfshirë në një sherr ditën e sotme afër shkollave të mesme në Gjilan.
Nga sherri ka mbetur i lënduar një person i cili ka marrë ndihmë mjekësore, ndërsa të përfshirë kanë qenë 6 persona.
Njoftimi i policisë:
“Ju njoftoj se sot me datë 17.06.2022 policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një rrahje këtu në Gjilan. Të përfshirë në rrahje janë 6 persona njëri ndër ta ka pranuar trajtim mjekësor.
Policia e Kosovës nga stacioni policor në Gjilan fillimisht i ka arrestuar personat e përfshirë në këtë rast , dhe të njejtit janë marë në bazë të procedurave ligjore. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.