Gjykata ka vendosur “arrest me burg” 10 ditë ndaj 22-vjeçarit Rois Babasi, djali i ish-deputeti të PD Ndriçim Babasi.
Pas një konflikti në ish-Bllok, Rois Babasi plagosi me armë zjarri në këmbë 39-vjeçarin Gazmir Bushaj, po ashtu edhe ai mbeti i plagosur dhe për pasojë u shtrua në spital.
Sipas Abc News mësohet se janë përfshirë edhe fëmijë personazhesh të njohur të biznesit dhe politikës. Prokuroria është duke hetuar ende për gjetjen e shkaqeve që çuan në përplasjen mes grupeve.
Ky vendim ndaj tij është marrë me argumentin se do të hetohet dhe do të gjenden prova të reja. Po ashtu mësohet se masa ndaj tij është dhënë në spital.