Disa të burgosur janë përfshirë në një sherr masiv në burgun e Avlonas në Greqi.
Mediat greke shkruajnë se në sherr janë përfshirë të burgosurit shqiptarë, grekë dhe afganë dhe se kanë mbetur 10 të plagosur.
Tre prej tyre ndodhen në gjendje më të rëndë dhe u dërguan në spital për trajtim më të specializuar.
Shkaqet janë të paqarta, ndërsa autoritetet e sigurisë së brendshme kanë nisur një hetim. Pas ndërhyrjes së gardianëve, situata u normalizua./Gazeta Liberale