
Shefi i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco është takuar sot me kryetarin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Sandër Simoni.
Në njoftimin e bërë publik nga OSBE thuhet se biseda u përqendrua në bashkëpunimin afatgjatë me SPAK-un dhe gatishmërinë për ta zgjeruar atë edhe më tej.
Kujtojmë se aksioni i fundit i SPAK çoi në arrrestimin e gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha dhe një sërë personash të tjerë.
SPAK, bazuar në përgjimet dhe vëzhgimet ambientale thotë se gjyqtarja Enkeleida Hoxha u implikua nga avokati Aldo Tabaku, i cili takohej me gjyqtaren në një banesë të marrë me qira në kryeqytet.
Përgjimet për të dokumentuar ryshfetin që kalonte sa në një dorë në tjetrën, për të liruar me kusht të dënuarit, nxorën në sipërfaqe korrupsionin në spitale, në burgje, kudo ku kërkohej një shërbim.