Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka lajmëruar nëpërmjet një postimi në Twitter vendosjen e sanksioneve dhe kufizime vizash për 11 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të korruptuar.
“Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione dhe kufizime vizash për 11 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të korruptuar. Së bashku, ne mund të luftojmë korrupsionin dhe të promovojmë llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë”, shkruan Blinken ne Twitter.