Aktualitet

SHBA ofron 920 mijë $ për reformimin e sistemit në burgje

Shkruar nga Liberale
SHBA ofron 920 mijë $ për reformimin e sistemit në burgje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë adorduar një fond shtesë prej 920,000 dollarë, me qëllim përmirësimin e Planit të Veprimit për Burgjet për 2019.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ambasada shkruan se tashmë totali i mbështetjes së SHBA-ve për burgjet shkon në 5.1 milionë dollarë.

Njoftimi i Ambasadës:

Një sistem i përmirësuar burgjesh është thelbësor për përpjekjet e vazhduara të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit dhe luftuar krimin e organizuar. Më 1 tetor, Shtetet e Bashkuara akorduan një fond shtesë prej 920,000 dollarë në mbështetje të programeve të ligjzbatimit në Shqipëri, duke e rritur totalin e mbështetjes së SHBA në 5.1 milionë dollarë. Ndihma shtesë do të kontribuojë për Planin e Veprimit për Burgjet 2019 të Ministrisë së Drejtësisë, të cilat do të kenë në shënjestër reformat brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të profesionalizuar edhe më tej sistemin korrektiv, përforcuar sigurinë publike, dhe zbatuar masa energjike kundër aktivitetit kriminal të organizuar. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara në mënyrë të palëkundur për t’i mbështetur këto përpjekje dhe për të ndihmuar Shqipërinë që të ndërtojë një sistem drejtësie penale që të jetë i efektshëm dhe transparent.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH