Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar një numër rekord viktimash të shkaktuara nga koronavirusi.
Në bazë të dhënave të pasqyruara në worldometers, rezulton se deri më tani, si pasojë e Covid-19 në vend kanë humbur jetën 100,004 persona.
Ky është bilanci më i lartë i viktima i regjistruar deri më tani në botë. Në vendin e dytë me numrin më të lartë të viktimave radhitet Britania e Madhe me 37,048 viktima ndërsa në vendin e tretë radhitet Italia ku numërohen 32,955 viktima si pasojë e virusit.