Aktualitet

SHBA kërkon shtyrjen e afatit të Vettingut

Shkruar nga Liberale
SHBA kërkon shtyrjen e afatit të Vettingut

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin zgjatjen e afatit të trupës së Vettingut në Shqipëri.

Pas një takimi që zhvilloi me kreun e OSBE-së në Tiranë Vicenso Del Monako, ambasadorja amerikane Yuri Kim tha Kuvendi duhet të miratojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Komisionerit Publik.

“U takova sot me ambasadorin e OSBE-së Del Monako për të diskutuar një sërë çështjesh. Ne jemi dakord që në përputhje me rekomandimin e IMO-së, Parlamenti duhet të kalojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e Vettingut. Gjithashtu pajtohemi që autoritetet dhe palët duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet”.

Zgjatjen e Vettingut e ka kërkuar edhe Partia Socialiste, e cila ka theksuar se kjo është e domodoshme për të vijuar më tej procesi i kontrollit të figurës për pjesën e mbetur të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Por Partia Demokratike ka hezituar deri më tani të japë pëlqimin e saj për këtë propozim, duke bërë të ditur se më parë duhet bërë një analizë e plotë për punën e bërë deri më tani nga anëtarët e komisioneve të Vettingut.

Mandati i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe komisionerëve publik përfundon në Qershor të vitit të ardhshëm.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH