Në shkrime nga faqe të ndryshme spanjolle thuhet se prindërit e ish-mbrojtësit të Barcelonës po mendojnë të lëvizin, pasi nuk i durojnë më festat e Shakirës. Një zhvillim i tillë ndoshta do të jetë i këndshëm për të, pasi prej disa kohësh dihet lidhja e keqe me nënën e Piques. Pak kohë më parë, në TikTok u publikua një klip në të cilin Shakira kritikon nënën e Pique, duke theksuar se ajo "nuk ka nevojë për këshillat e saj". Kësaj radhe është shfaqur një video tjetër, në të cilën shihet Montserrat Bernabeu duke bërë gjeste të ndryshme ndaj këngëtares për t'i thënë që ta mbyllë gojën.Montserrat Bernabéu y Joan Piqué están hartos de las últimas actitudes de Shakira y sus continuas fiestas https://t.co/UN0c7C3t44 pic.twitter.com/YmRdcXZlk1
— Lecturas (@Lecturas) February 5, 2023
Ky gjest i vrazhdë me gishtin para gojës së doktoreshës është kapur nga një fanse e Shakirës dhe tashmë marrëdhënia mes dy femrave është bërë sërish objekt diskutimi. Së fundmi revista “Lecturas” raportoi se pas kontaktit me Montserrat Bernabeu, ndarja e djalit të saj me Shakirën e ka lënduar edhe atë. “Ajo është e shkatërruar”, thuhet në raport. Në fakt, ajo zbuloi se ylli kolumbian u ka kërkuar fëmijëve të saj që të mos e quajnë Montserrat “gjyshe”, gjë që ishte shumë e vështirë për të./Liberale.alSiempre siempre me dio mala espina este ser maligno. Pobre @shakira menos mal abriste los ojos. pic.twitter.com/FOoG1aAqwg
— carladirty (@carla_dirty) January 23, 2023