Aktualitet

"S'është detyra ime t'i kërkoj llogari qeverisë, ta bëjnë shqiptarët"

Shkruar nga Liberale
"S'është detyra ime t'i kërkoj llogari

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka folur për situatën në Shqipëri dhe masat e marra nga qeveria, sidomos për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri.

Kim u shpreh në "Ilva Now", se rezultati i arritur, nuk është vetëm meritë e qeverisë, por edhe e shqiptarëve, të cilët respektuan rregullat. Ndërsa e pyetur për faktin nëse ambasadorja duhet të kërkojë llogari ndaj qeverisë, Kim u shpreh se nuk është detyra e saj, por e popullit shqiptar.

"Mendoj se rezultatet flasin vetë për sa i përket mënyrës se si qeveria e ka trajtuar çështjen e koronavirusit. Do të thosha se qeverisë i takon meritë, por iu takon edhe të tjerëve, përfshi qytetarët shqiptarë. Sepse nuk do të kishte ndodhur nëse shumica dërrmuese e njerëzve nuk do t’iu ishin përmbajtur masave shumë shtrënguese. Prandaj, si rezultat i kontributit të secilit, niveli i infektimeve dhe numri i vdekjeve u mbajt në nivel mjaft të ulët. Për sa i përket llogaridhënies, mendoj se ajo qëndron në zemër të një demokracie dhe sundimit të ligjit dhe keni të drejtë që përqendroheni tek ajo. Nuk është detyrë e Ambasadës së SHBA apo Qeverisë së SHBA që t’ia kërkojë këtë qeverisë shqiptare. Është diçka që duhet ta kërkojë populli shqiptar. Për mua, si përfaqësuese e Qeverisë së SHBA këtu në ambasadë, në çdo çast jam e përgatitur të përgjigjem se si i shpenzojmë dollarët e taksapaguesve amerikanë në ambasadë dhe mendoj se populli shqiptar duhet të ketë të njëjtën pritshmëri nga qeveria e vet. Duhet të kërkoni përgjigje, duhet të bëni pyetje dhe duhet të ushtroni presion", u shpreh ambasadorja e SHBA./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH