Aktualitet

Samiti në Uashington, SHBA dhe BE: Thirrje Kosovës dhe Serbisë të zbatojnë marrëveshjen për dialogun

Shkruar nga Liberale

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë bërë thirrje të premten për zbatim të “shpejtë dhe pa kushte” të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe që dy vendet t’i kthehen dialogut.

Ky qëndrim është përfshirë edhe në deklaratën e përbashkët, të miratuar në samitin mes SHBA-së dhe BE-së, që është mbajtur më 20 tetor në Uashington. Liderët perëndimorë konfirmuar perspektiven evropiane të Ballkanit.

“Ne rikonfirmojmë përkushtimin tonë të përbashkët për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe mbështesim perspektivën evropiane të rajonit. Të gjithë partnerët duhet t'i vazhdojnë reformat e kërkuara, për të përparuar në rrugëtimin e tyre evropian”.

Në samitin që u zhvillua në Uashington Presidenti Joe Biden dhe liderët e Bashkimit Evropian dhanë një mesazh uniteti të premten mbi luftën Izrael-Hamas dhe asaj në Ukrainë.

“Ne dënojmë në termat më të ashpër të mundshëm Hamasin dhe sulmet e tij brutale terroriste në të gjithë Izraelin. Nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin Ne jemi të shqetësuar nga përkeqësimi i krizës humanitare në Gaza. Ajo është thelbësore për të parandaluar përshkallëzimin rajonal”.

Në deklaratë thuhet se Ballkani Perëndimor e ka vendin në Evropë, ndaj theksohet mbështetja për të zbatuar reformat e nevojshme.

"Ne riafirmojmë angazhimin tonë të përbashkët për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen tonë për perspektivën europiane të rajonit. Të gjithë partnerët duhet të vazhdojnë të bëjnë

reformat e nevojshme për të përparuar në rrugën e tyre evropiane".

Udhëheqësit konfirmuan vullnetin për forcimin e partneritetit strategjik SHBA-BE dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik. Mikpritës i samitit ka qenë presidenti amerikan, Joe Biden, bashkë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ndërsa BE-ja është përfaqësuar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

(Kliko këtu për të parë deklaratën e perbashket të samitit SHBA-BE, mesazhet për Ballkanin dhe luftën në Izrael)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH