Showbiz

Rudina Magjistari nuk i kursen lëvdatat për bashkëshortin: Ai i imi i meriton këto fjalë

Shkruar nga Liberale

Rudina Magjistari dhe bashkëshorti i saj, Xhavit Bajrami, kanë më shumë se 10 vjet tashmë që janë bashkë, dhe moderatorja nuk i kursen fjalët e mira për partnerin e saj.

Ajo shprehet se ata koordinohen me njëri-tjetrin dhe preferojnë që të kalojnë kohë së bashku në shtëpi.

“Kemi gjetur një mënyrë se si koordinohemi edhe… nuk dua të përsëris atë që flasin me superlativa për bashkëshortët, por ai i imi i meriton fjalët. Është vërtet i mrekullueshëm dhe kombinojmë dhe plotësojmë njëri-tjetrin. Kombinojmë oraret, nëse vajza ime qëndron në shkollë, është orari kur ajo shkon në kurse unë jam në program. Kështu që i kemi të ndara ditët, herë unë herë ai. Në mbrëmje jemi në shtëpi, nuk jam njeri i natës dhe ftesa të kësaj natyre i refuzoj sepse dua të jem pranë familjes”, tha ajo gjatë një interviste me moderatorin Labinot Gashi.

Ajo shtoi se mbështetjen më të madhe e ka nga bashkëshorti i saj, i cili edhe e toleron më shumë. "Ai e kupton ngarkesën time kështu që e kam ndihmë shumë të madhe. Edhe unë e kuptoj atë, por është ai që më toleron pak më shumë sepse puna ime është e tillë që nuk marr do leje nga puna", u shpreh Magjistari.

Ndërsa sa i përket aspektit profesional, Rudina tregoi se ka pasur momente kur ka dashur të heqë dorë nga karriera, për shkak të stresit dhe ngarkesës.

“Patjetër që ka! Do të ishte gënjeshtër nëse do thoja jo. Ka lodhje, ka stres lloji i programit që bëj unë që është i përditshëm edhe me shumë të ftuar. Kohë pas kohe të bëhet stil jetese, të bëhet e përditshme”–tha moderatorja.

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH