RTV Ora ka sqaruar ngjarjen për shoqërimin në Polici të Ylli Ndroqit, duke thënë se atij i është kërkuar sqarim për disa prona. Ndër të tjera, RTV Ora e cilëson si një sulm të pastër politik, teksa thotë se prej muajsh po i bëhet presion kësaj medie për të mbyllur gojën.
"Prej kohësh televizioni gjendet nën presion për shkak të kronikave të publikuara, investigimeve por dhe verifikimet mbi tenderat e zhvilluar në disa bashki por dhe në ministritë e vendit", thuhet ndër të tjera.
Reagimi i plotë
Në mënyrë të paprecedentë, presidentit të Yldon Media Grup Ylli Ndroqi i është kërkuar paraqitja ne policinë e Tiranës.
Me forca të shumta të operacionales, me maska dhe me armatime të rënda si dhe me disa mjete policie, Ndroqi është paraqitur në ambientet e Drejtorisë së Tiranës ku i është kërkuar sqarim mbi disa prona.
Pasi ka qëndruar për disa minuta në ambientet e rendit të kryeqytetit, presidenti i Yldon Media Grup është lënë i lirë, ndërsa avokatët theksuan se vendimi është i padrejtë. Ata thanë se do ta apelojnë atë brenda afateve ligjore, pasi zoti Ylli Ndroqi disponon gjithë dokumentacionin për justifikimin e pasurisë dhe se ky veprim i SPAK dhe policisë, është i nxitur politikisht
Nga ana tjetër edhe Rtv Ora dhe Ora News e cilësojnë procedurën e ndjekur dhe deklaratën e SPAK si një sulm i pastër politik. Pasuria e zotit Ylli Ndroqi duket se po përdoret si preteks per ti mbyllur gojën edhe mediave të tij të cilat kanë mbrojtur interesin e qytetarëve dhe denoncimit të aferave të pushtetit qendror dhe vendor.
Ky akt i pa ndodhur më parë me sekuestrimin e mediave vjen në një moment kur në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion po zhvillohet gjyqi për shpifje ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj
Vendim që erdhi pas shantazheve ndaj gazetarëve.
Prej kohësh televizioni gjendet nën presion për shkak të kronikave të publikuara, investigimeve por dhe verifikimet mbi tenderat e zhvilluar në disa bashki por dhe në ministritë e vendit.
Vetëm pak muaj më parë, nëpërmjet inspektoriatit shëndetësor u tentua padrejtësisht mbyllja e rtv ora me pretekstin e shkeljes së protkolleve anti covid por pak javë më pas edhe vetë drejtuesja e institucionit që dha këtë urdhër rezultoi e prekur nga COVID 19. Mes pronave të renditura në listën e SPAK ndodhen edhe automjete të blera me kredi për të cilat ka dokumentacion të plotë bankar.