Sport

“RTSH transmeton Champions League”, reagon “Tring-u”

               Publikuar në : 16:06 - 24/06/20 liberale

Sot RTSH njoftoi se ka fituar të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të Ligës së Kampioneve për tri vite duke nisur nga 2021 deri në 2024.

Pas kësaj ka reaguar platforma “Tring”, e cila ka aktualisht ekskluzivitetin e transmetimit të ndeshjeve të Champions-it.

“Tring” bën me dije se ka ekskluzivitetin e transmetimit deri në 2024. Nëpërmjet një komunikate për mediat, kjo platformë bëri me dije se ka ekskluzivitetin e të gjitha ndeshjeve.

Njoftimi zyrtar i Tring:

Tring ka siguruar të drejtat e transmetimit të “UEFA Champions League” deri në vitin 2024. Të gjitha ndeshjet do të përcillen ekskluzivisht në kanalet e dedikuara sportive! Shqiptarët do të kenë mundësinë t’i shohin të 138-ta ndeshjet në ekranin tonë! Me kontratën ekzistuese, Tring gëzon të drejtat e transmetimit ekskluziv të “UEFA Champions League” deri në sezonin 2020-2021, pra deri në fundit e sezonit të ardhshëm.

Duke vijuar në rrugën e përkushtimit maksimal për të përcjellë tek abonentët tanë dhe të gjithë shqiptarët futbollin elitar, Tring ka fituar të drejtat e transmetimit të të gjitha ndeshjeve të UEFA Champions League edhe për ciklin e ardhshëm, nga sezoni 2021-2022 deri në sezonin 2023-2024. Cikli në fjalë starton në gusht të vitit 2021 me Superkupën UEFA! E gjithë “UEFA Champions League”, do të vijojë të përcillet me cilësi dhe përkushim maksimal, duke vijuar me traditën e konsoliduar tashmë, të transmetimit ekskluziv të kompeticionit më të ndjekur në botë.

Tring garanton cilësinë maksimale të programacionit të dedikuar ku spikat “Studio Champions League”, emisioni ku analizohet çdo detaj i ndeshjeve nga specialistët më të mirë. Po kështu vijmë tek ju me programacionin e pasur të fundjavës, që i dedikohet totalisht “Champions”-it. Ndërkohë bëhuni gati të shijoni përmbylljen e sezonit aktual, me ndeshjet që do të startojnë në datën 7 gusht. Kujtojmë që sezoni kulmon me turneun “Final 8” , i cili do të marrë jetë në Lisbonë nga data 12 gusht, me finalen e madhe që do të luhet më 23 gusht. Emocionet e mëdha përjetohen vetëm në Tring, sepse ne do të vazhdojmë të jemi tribuna juaj vip, deri në vitin 2024!

Ndërkohë nga kompania Tring bënë me dije për gazetën se nga 138 ndeshje në total gjatë një sezoni, RTSH do të transmetojë 18 ndeshje, që i përkasin paketës “A” dhe që janë të detyruara të transmetohen në një kanal falas “free” për publikun.

PANORAMASPORT.AL

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back