Aktualitet

Rritet mesatarja e pranimit në universitet

Shkruar nga Liberale

Këshilli i Ministrave ka miratuar propozimin e ministres së Arsimit, Besa Shahini, për rritjen e mesatares për të vazhduar studimet në ciklin e parë dhe të dytë.

Për tu pranuar në universitet, si në ciklin Bachelor dhe Master, mesatarja shkon nga 6.5 në 7 . Ndryshimin më të madh e ka pësuar pranimi në mësuesi, ku mesatarja e pranimit ka shkuar në 8.

Ky vendim hyn në fuqi për vitin akademik 2021- 2022, ndërsa për vitin 2020- 2021, mesatarja do të vazhdojë sic ishte vitin e kaluar, pra mesatarja e pranimit në universitet do të jetë 6.5.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH