Showbiz

Rrëfehet transgjinorja në BBVK: Me futbollistin gjerman u martova vetëm për lekë

Shkruar nga Liberale
Rrëfehet transgjinorja në BBVK: Me futbollistin gjerman u martova

Edona James është një nga banoret mē tē komentuara në "Big Brother Vip Kosova".

Emri origjinal i saj është Kujtim Shehu, vjen nga Suhareka dhe është rritur në Gjermani. Fama e saj bëri më shumë bujë gjatë vitit 2014, kur u përfol për një lidhje me futbollistin gjerman, Stefan Effenberg.

Ajo ka rrëfyer se dasma e saj ishte madhështore dhe kishte qindra të ftuar. Lidhja e Edonës me futbollistin ka zgjatur 3 vite.

Por mesa duket, Edona nuk është martuar me Stefan Effenberg për dashuri, por për  interes. Ajo është shprehur se futbollistin e ka dashur vetëm për paratë.

“Unë se kam dashur atë. Unë i kam dashur paret. Të vërtetën po them, kështu është. Pse duhet të gënjëj, për paratë e tij u martova”, tha ajo gjatë bisedës me banorët e tjerë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH