Genc Ruli u rikthye në selinë blu, 3 vjet pas kritikave të forta që i bëri Lulzim Bashës. Ai tregon për Abc News, se prej dy vjetë sh ka zhvilluar takime me Bashë n.
“Mund të kemi të paktën dy vjet që jemi ulur herë pas here. Ndjehem akoma më mirë kur shoh që ka vëmendje dhe ai më dëgjon në këto këshilla të mirat. Shërbimin në funksion të përzgjedhjes së kandidaturave më të mira, e shoh si një detyrim moral dhe politik që kam në parti”.
Ish ministri i Berishës, do të jetë në komisionin e vlerësimit të kandidatëve. Deri në 15 shtator, komisioni do të vlerësojë rreth 2000 emra të propozuara nga baza demokrate.
“Unë përsëri nuk do të kandidoj për deputet, nuk do të pretendoj për të marrë pjesë në ekipet qeverisëse të PD-së, unë do të rri përsëri këtu në shtëpinë time. Komisioni nuk ka ndërmend të bëjë ndonjë revolucion në politikë. Eksperienca, karriera në PD, qëndrimet që ka mbajtur sidomos në betejat kyce të PD-së, për mua do të prevalojë si kriter.”
Komisioni nuk do të japë mendim për kupolën drejtuese të demokratëve. Gjithsesi, Ruli lë të kuptojë se Berisha e ka marrë lavdinë nga politika.
“Lavdia e zotit Berisha do të mjaftonte për dy jetë, jo për një, por ai është një njeri energjik, pa diskutim. Por i takon atij të shprehet për këtë gjë. Secili duhet të dijë ta ruajë vetë lavdinë dhe shkëlqimin e tij. Ti vendos që karriera ime politike ka qenë e vrullshme, ka kaluar në të gjitha kulmet e saj, sot është dita që unë ta mbyll, për të mos ta mbyllur të tjerët ty.”