Aktualitet

Rihapja e kufijve ajrorë shoqërohet me rritjen e çmimit të biletave

Shkruar nga Liberale
Rihapja e kufijve ajrorë shoqërohet me rritjen e çmimit të

Njoftimi për rihapjen e kufijve ajrorë është shoqëruar me rritjen e çmimit të biletave nga aeroporti “Nënë Tereza” në Tiranë.

Në muajt e verës, fluksi i pasagjerëve pritet të rritet dhe udhëtimi do të kushtojë më shtrenjtë, pavarësisht se monopoli i Rinasit praktikisht do të bjerë me hapjen e pistës së Kukësit.

Duke kërkuar në faqet zyrtare që pasqyrojnë fluturimet dhe ofertat për çmimet e biletave, në periudhën kohore nga 1 korriku deri në 31 gusht, mund të gjesh biletën më ekonomike për Frankfurt në datën 7 korrik dhe atë më të shtrenjtë në fund të muajit gusht.

Po ashtu edhe Milano e Vjena, në të cilat gjatë pandemisë mund të sigurojë një biletë vajtje me çmim 20-30 euro, gjatë verës çmimi mesatar i biletave për një destinacion shkon në 200 deri në 300 euro.

E njëjta linjë çmimesh prek edhe fluturimet drejt Athinës, aty ku bileta më e lirë që shitet sot përkon me datën 28 gusht, dhe më e shtrenjta 3 korrik.

Ndërkohë, aeroporti i Kukësit, i cili u hap ndër të tjera edhe për fluturimet low cost, në dy destinacionet e zyrtarizuara tashmë, Stamboll dhe Zyrih, çmimet e gushtit vajtje-ardhje ofrohen përkatësisht 85 dollarë dhe 200 dollarë./Euronews

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH