Një vatër zjarri është riaktivizuar sërish ditën e sotme në pyllin e Pishporos në Fier dhe Darëzezë, e cila ka marrë përmasa të mëdha prej disa ditësh.
Mësohet se në terren ka mbërritur edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili njofton se është kërkuar ndihmë nga Emergjencat Civile të BE për shuarjen e zjarrit.
Theksojmë se zona e pyllit të Pishporos në Fier dhe Darëzezë ka gjashtë ditë nën pushtimin e flakëve, ndërsa në ndihmë të zjarrfikësve të Fierit, Patosit, Roskovecit dhe Divjakës ka mbërritur dhe helikopteri i Forcave të Armatosura shqiptare.