Aktualitet

Reshje shiu e dëbore në të gjithë vendin, zbardhet Korça e Dibra

Shkruar nga Liberale
Reshje shiu e dëbore në të gjithë vendin, zbardhet

Dita e sotme ka nisur me vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta gjatë paradites në zonat lindore dhe jugore. Ndërkohë, nuk kanë munguar as reshjet e dëborës, kryesisht në Dibër dhe Korçë.

Në disa akse rrugore në Dibër, dëbora ka arritur deri në 15 cm. Konkretisht situata më e rënduar nga reshjet e dëborës paraqitet në Lurë, Kalaja e Dodës, Reç, Arras po kështu edhe në Trebeshinë e në disa fshatra të Zerqanit.

Rruga nacinale Maqellar-Peshkopi ka pasur probleme në qarkullim si pasojë e dëborës së dendur, por situata është normalizuar pas ndërhyrjes së Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Edhe në zonat malore të qytetit të Korçës ka pasur reshje intensive dëbore, kryesisht fshatrat turistike të Dardhës, Voskopojës por edhe në zonën e Ersekës.

Reshjet e dëborës kanë vijuar përgjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, ndërsa trashësia ka arritur nga 5 deri në 10 cm në zona të caktuara.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në aksin rrugor Korçë-Dardhë reshjet e dëborës janë shtuar. Nga kilometri i 5 në të 14, kalimi i mjeteve të vogla duhet bërë me zinxhirë./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH