
Deputeti Ralf Gjoni komentoi në Kuvend replikat Rama-Meta dhe shtoi se ka ardhur momenti që të dyja këto figura politike të japin dorëheqjen.
“Mban fjalë tek Asambleja Kombëtare e PS-së dhe merret vetëm me Ilir Metën. Ju shokë të vjetër socialistë Edi dhe Ilir po ju them: Na lodhët! Ka ardhur koha të largoheni nga politika! Meta t’i shërbente emrit dhe kontributit që ka pasur, duhet të ishte dorëhequr. Edhe Rama të tregojë minimumin e dinjitetit dhe të dorëhiqet para zgjedhjeve”, u shpreh ai. /Gazeta Liberale