Rëndohet gjendja e grevisteve në rafinerinë e Ballshit. Një prej grave naftëtare ka kërkuar ndihmën e mjekëve.
Mjekët e urgjencës së spitalit të Ballshit i kanë dhënë mjekim në mjediset e grevës, pasi ajo nuk ka pranuar të largohet.
Nga ana tjetër edhe 4 gra të tjera janë në gjendje të rënde, pasi kanë temperaturë, të vjella dhe rrahje të forta në zemër.
Ato nuk kanë pranuar që të shkojnë në spital dhe kanë marrë mjekim në ambientet e grevës.