Renato Mekolli nuk do të jetë më pjesë e “Hell’s Kitchen”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë autorja e formatit, Zefina Hasani.
Ajo ka bërë me dije se për arsye personale, shef Renato nuk do të jetë më shefi i kuzhinës më të famshme në Shqipëri.
Si duket vendin e tij do ta zërë Alsi Sinanaj, që ka pranuar të vijë nga Athina për të drejtuar “Hell’s Kitchen”.
"Se mendoja asnjehere se do te ndodhte keshtu por ja qe ndodhi. Renato u largua per arsyet e tij e ne duhet te vazhdonim me nje tjeter shef. Neser Hell’s Kitchen eshte pa Renaton. Flm @alsi_sinanaj qe pranove te vish nga Athina ne nje kohe rekord. #showmustgoon", shkruan ajo në Instagram.