
Edy Reja, trajneri i Shqipërisë, ka sulmuar ashpër mesfushorin Taulant Xhaka, duke e akuzuar se ka braktisur kuqezinjtë.
Kur u pyet në konferencë për shtyp se pse Xhaka nuk u gurmbullua më pasi u rikuperua dhe u shpreh i gatshëm që të luajë, Reja u përgjigj: “Xhaka gënjen, gjithmonë ia kam nisur ftesën. Po tallet me të gjithë ne. Një herë nuk e kam grumbulluar sepse nuk aktivizohej dhe nga ajo kohë nuk erdhi më, edhe pse ftesat i shkonin”.
Më tej, Reja vijoi akuzat: “Balliu ka shumë dëshirë të jetë në Kombëtare, por më tha që nuk është në gjendje të mirë. Ka qenë gjithmonë pozitiv në qëndrimet e tij. Xhaka me ne nuk është sjellë mirë. Gjithmonë, kishte një justifikim, se nuk ishte mirë. Unë nuk braktis askënd. Është ai që e braktisi Shqipërinë”.