Aktualitet

Refuzimi  i BE, CDU / CSU krah Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Shkruar nga Liberale
Refuzimi  i BE, CDU / CSU krah Shqipërisë dhe Maqedonisë

“Rruga për në BE mbetet e hapur për Shqipërinë dhe Maqedoninë veriore. Të dy vendet duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre për reforma”, kështu shprehet  nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU Johann Wadephul dhe Christian Schmidt pas vendimit të së premtes të BE për të mos i hapur negociata për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në Twitter edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla është shprehur mirënjohës për qëndrimin e CDU / CSU, ndërsa deklaron se bie dakord me nënkryetarin e grupit Johann Wadephul dhe relatori përgjegjës Christian Schmidt, të cilët folën publikisht pas vendimit të BE.

“Mirënjohës CDU / CSU për vëmendjen e veçantë në Ballkanin Perëndimor. Jam plotësisht dakord me Johann Wadephul dhe Christian Schmidt  se të dy (Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut) duhet të vazhdojnë rrugën e reformave drejt BE. Vendimi i Bundestag është rruga e axhendës së reformës”, ka shkruar Balla.

“U bëj thirrje të dy vendeve që votën negative të Këshillit Europian ta marrin si nxitje për përparimin me reformat. Nëse këto lihen pas dore, dyshuesit do të merrnin krah. Nëse dy vendet i qëndrojnë këtij drejtimi, Parisi nuk do të mund ta ndalojë për herë të dytë, hapjen e negociatave të anëtarësimit. Parlamenti gjerman i qëndrojnë kërkesës për vazhdimin e axhendës së reformave deri në përfundimin e saj. Gjermania është mbështetëse e një perspektive europiane për Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Johann Wadephul.

Ndërsa nga ana tjetër  Christian Schmidt ka bërë thirrje që vendimi të rishikohet menjëherë.“Vendimi negativ i Këshillit Europian duhet të rishikohet menjëherë. Lidhja e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Europian nuk duhet të bllokohet. Ne i qëndrojmë bindes tonë se për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor ka një vend në Bashkimin Europian nëse ata i përmbushin kriteret. Këtu përfshihet edhe procesi i pranimit.

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë të drejtën e tyre, që të shohin të përmbushura arritjet e tyre, që arrijnë deri në ndryshimin e emrit shtetëror apo reformimin gjithëpërfshirës të sistemit gjyqësor, dhe që të punojmë sëbashku për të mbushur boshllëqet e mbetura.

Vendimi i kushtëzuar i parlamentit gjerman në shtator i cili përcaktonte kushte të qarta për hapjen e negociatave të anëtarësimit, duhet t’u tregojë gjithashtu rrugën e aprovimit edhe mëdyshjeve franceze, holandeze e daneze. Nëse BE nuk kujdeset për Ballkanin Perëndimor, fuqi të tjera mund ta bëjnë atë zonën e tyre të influencës. Këtë nuk e dëshiron askush.”, ka deklaruar ai.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH