Aktualitet

Reforma Territoriale/ Ina Zhupa kundër listës së Alibeaj

Shkruar nga Liberale
Reforma Territoriale/ Ina Zhupa kundër listës së Alibeaj

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me grupin e deputetëve që do të përfaqësojnë PD-në në tryezën për Reformën Territoriale.

Përmes një postimi në facebook, Zhupa shkruan se dështimi është i paralajmëruar, pasi lista e propozuar nga PD përfaqëson vetëm 6 qarqe nga 9 përfaqësues anëtar në reformën territoriale.

Postimi plotë i Ina Zhupës në facebook:

Dështim i paralajmëruar në përfaqësimin e nevojave dhe interesave të qytetarëve! Grupi Parlamentar i PD përfaqëson vetëm 6 qarqe nga 9 përfaqësues anëtar në reformën territoriale.

Cila ka qenë filozofia e emrave të përfshirë për tu votuar nesër në komisionin e reformës territoriale nga ana e grupit parlamentar të PD?! Kur ke mundësinë të përfaqësosh 9 qarqe nga 12, dhe ti përfaqëson vetëm 6?!

1- Pa asnjë argument logjik dhe politik kanë lënë jashtë liste si anëtar të komisionit përfaqësues të zgjedhur të jugut!!

Qarku Vlorë dhe Qarku Gjirokastër janë të papërfaqësuar nga ana e opozitës. Dy qarqe me probleme të thella në ndarjen territoriale, e kryer posaçërisht duke bërë llogari elektorale për Partinë Socialiste, janë konsideruar të parëndësishme për tju dëgjuar zëri nga “elita” e grupit parlamentar.

Ndërkohë që prodhojnë vetëm këto dy qarqe me ndarjen e sotme 16 mandate deputetësh! Mjafton t'ju kujtoj që Konispoli ka qendër qarku Vlorën, 175 km largësi!!!! Nevojën për bashkinë Orikum, për bashkinë Ksamil, për ri konceptimin e bashkisë Delvinë, bashkisë Himarë etj etj.

Ndërkohë Partia Socialiste ka znj. Anila Denaj për qarkun e Vlorës dhe Z. Laert Duraj për qarkun e Gjirokastrës në komision.

2- Ndarje “shoqërore” dhe jo territoriale siç e kërkon dhe lloji i komisionit.

Nga 12 qarqe, PD ka zgjedhur të përfaqësohet vetëm me 6 qarqe. Ndërkohë që ka 9 përfaqësues në komision dhe me logjikë politike duhet të kishte 9 qarqe të përfaqësuar. Kemi dy përfaqësues nga qarku i Durrësit, dy përfaqësues nga qarku Dibrës, dy përfaqësues nga qarku i Shkodrës, një i Tiranës, një i Korçës, dhe një i Fierit.

Çfarë halli ka grupi parlamentar me jugun e Shqipërisë?! Çfarë halli ka grupi parlamentar me Lezhën, me Elbasanin, me Kukësin, me Beratin?!

Pse elektorati që na ka besuar votën në këto 6 qarqe të papërfaqësuara dhe ku kemi premtuar edhe ndryshimet e reformës territoriale për ti shërbyer atyre, nuk qenka i rëndësishëm?

Komisioni për Reformën Territoriale

PS

Benet Beci (bashkëkyetare)

Baftjar Zeqo (anëtar)

Lavdërim Krashi (anëtar)

Fadil Nasufi (anëtar)

Anila Denaj (anëtar)

Eduart Ndreca (anëtar)

Anduel Tahiraj (anëtar)

Ilir Pendavinji (anëtar)

Lindita Buzheli (anëtar zëvendësues)

Besian Ajazi (anëtar zëvendësues)

Aurora Mara (anëtar zëvendësues)

Gentjan Deda (anëtar zëvendësues)

PD

Dhurata Cupi (bashkëkryetare)

Zef Hila (anëtar)

Andia Ulliri (anëtar)

Xhelal Mziu (anëtar)

Orjola Pampuri (anëtar)

Saimir Korreshi (anetar)

Merita Bakiu (anëtar zëvendësues)

Bledion Nallbati (anëtar zëvendësues)

Zheni Gjergji (anëtar zëvendësues)

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
    52%
  • Jo!
    48%
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH