Në përgjigje të deklaratës së fortë të zv/kryetarit të grupit të CDU/CSU, Johann Wadephul sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, thotë se PS po punon fort për të arritur një marrëveshje me të dyja opozitat.
Balla thotë se 5 marrëveshja e 5 qershorit do të miratohet, por do të plotësohet me hapjen e listave.
“PS është duke punuar shumë për të bërë një marrëveshje të suksesshme për të dyja opozitat. Ne po e çojmë përpara marrëveshjen e 5 qershorit & plotësojmë punën me demokratizimin e mëtejshëm të zgjedhjeve duke hapur listat në mënyrë që njerëzit të zgjedhin partinë dhe kandidatin! PS meriton përgëzime për këtë“, shkruan Balla në Twitter.