Aktualitet

Rama reagon sërish pas tërmetit: Ja sa persona janë shpëtuar

Shkruar nga Liberale
Rama reagon sërish pas tërmetit: Ja sa persona janë shpëtuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin.

Tërmeti la pas shumë pasoja dhe fatkeqësisht humbën jetën 7 persona, të paktën siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Ndërkohë kryeministri njofton se numri i të shpëtuarve ka arritur në 28.

Postimi i Edi Ramës:

Sapo ka mbërritur në 28 numri i të shpëtuarve?

Do të vijojnë kërkimet që do të kryhen me durim e imtësi deri në fund, ndërkohë që pas pak orësh do fillojnë të na bashkohen njëra pas tjetrës skuadrat speciale nga Kosova, Italia, Greqia, Franca, Turqia, Serbia, Mali i Zi?

Por lehtësimi për çdo jetë të shpëtuar nuk bën më të vogël dhimbjen për jetët e humbura dhe keqardhjen e jashtëzakonshme për familjet që lotojnë të humburit?

Edhe pse fjalët i merr era në këto momente kaq tragjike, u përcjell ngushëllimet e përqafimet më vëllazërore familjeve që tani qajnë njerëzit e tyre? /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH