Aktualitet

Rama nga Durrësi: Kush voton LSI-në, nuk vjen tek ne

Shkruar nga Liberale
Rama nga Durrësi: Kush voton LSI-në, nuk vjen tek ne

Kryeministri Edi Rama nga Durrësi kërkoi një mandat të tretë, duke thënë se qytetin do ta mbysin plehrat nëse PS largohet nga qeveria, epo ashtu, banorët e prekur nga tërmetit nuk do t’i marrin dot shtëpitë e tyre.

“Do ju mbytin plehrat të jeni të sigurt se këtu sërish do të kthehet vargmali i plehrave, të jeni të sigurt se në Sharrë fillon sërish tymi, që do të kthehen sërish librat e mëparshëm. Nuk ka asnjë shans që kush do të marrë shpinë e re, do të marrë atë që i takon, nëse kjo punë ndërpritet këtu dhe nëse atyre u jepet mundësia që të marrin stafetën”, ka thënë ai.

Edhe një herë nënvizoi se nuk ka shanse për një koalicion mes PS dhe LSI.

“Ta dinë të gjithë ato që i gënjen mendja se mund të votojnë LSI-në dhe mund të kapin PS-në mund të kapin Lulin po”, tha shefi i qeverisë.

Kryeministri akuzoi Lulzim Bashën se bën takime me funksionar të Partisë Demokratike të cilët shtiren si viktima të braktisura nga qeveria.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH