Kryeministri Edi Rama, nga një takim elektoral në Njësinë 5 në Tiranë, komentoi sërish plagosjen që ndodhi në zyrat elektorale të PD në Kavajë ditën e hënë, ndërsa ngriti gishtin e akuzës mbi Presidentin Ilir Meta për të cilin tha se “ka qëllim destabilizimin e fushatës dhe destabilizimin e Shqipërisë”.
“Është Ilir Meta që çdo ditë vë fitila ngado dhe që po përdor gjithcka për të destabiluzuar fushatën që ta destabilizojë Shqipërinë se Ilir Meta e di shumë mirë se çfarë do ndodhë në 25 prill e di shumë mirë që votat në kuti për PS-në do pikojnë njësoj si ky shi mbi kokat tona.
Meta e di shumë mirë që aq sa ne sot tani mund të ndalin shiun aq mund të ndalë Ilir Meta, Saliu, Monika, Luli dhe ata fitoren e PS me një breshër votash nga Veriu në Jug në cdo kuti”, tha kreu i qeverisë.
Sipas Ramës, në Kavajë ka ndodhur një vepër penale dhe liderët politikë duhet të ndalin politizimin e ngjarjes.
“Në atë ngjarje është bvërë një vepër penale, ndërsa politizimi i kësaj ngjarje është një tjetër vepër e shëmtuar morale. Si mundet të jesh zëdhënësi i ndryshimit dhe thjesht e vetëm të vazhdosh të zgjasësh zinxhirnin e veprave të shëmtura morale që kanë mishëruar lidershipin e asaj partie gjithnjë?"