Aktualitet

Rama ironizon Metën e Bashën: Janë bërë si Loli me Colin

Shkruar nga Liberale
Rama ironizon Metën e Bashën: Janë bërë si Loli me

Kryeministri Edi Rama ironizoi kryedemokratin Basha dhe Presidentin Meta për deklaratat e tyre të fundit në lidhje me situatën covid.

“Del ky tjetri se janë bërë si Loli me Colin e thotë: Kapacitetet në spitale janë ezauruar, s’ka vend, njerëzit po lihen rrugëve, ca janë këto? Këto janë skandale morale të pagëlltitshme sepse faktikisht sot ne jemi absolutisht të përgatitur për më të keqen, por duhet ta mbajmë larg. Sot kemi ende ¼ e kapaciteteve, nëse nuk bëjmë secili tonën mund të mbushen edhe më shpejt spitalet. Ky është çelësi që duhet të mbajmë në dorë, pa na e marrë armiku i padukshëm.

Edhe trajtimin me plazma e sollëm sa doli në Itali dhe flasin këta se Zoti e desh Shqipërinë dhe Covid nuk erdhi në kohën e këtyre, me spitalet e këtyre, Atëherë do thoshim nuk dimë kush është e keqja më e madhe, covid apo këta. Nuk jemi vetëm në këtë luftë as të vetmit, por një nga hallkat e një zinxhiri shumë të gjatë shtetesh”, tha Rama. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH