Aktualitet

Rama i thotë sërish jo vaksinës ruse e kineze: Jemi me BE

Shkruar nga Liberale
Rama i thotë sërish jo vaksinës ruse e kineze: Jemi me BE

Shqipëria nuk do të marrë vaksina nga Rusia e Kina, përsa kohë që as Bashkimi Evropian nuk e bën diçka të tillë.

Qëndrimin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi me gazetarët këtë të hënë, teksa priste mbërritjen e dozave të para të vaksinës Pfizer.

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk i paragjykon shkencëtarët e këtyre vendeve për punën e tyre, por Shqipëria do të mbajë të njëjtin qëndrim si Bashkimi Evropian.

“Është e sigurt që ne kemi të gjitha arsyet të besojmë që kemi garantuar procesin tonë dhe kur flasim për negociatat me Astra Zanetan ne po negociojmë me disa shtete të tjera. Është një luftë si një luftë tregtare por jepen dhe merren vaksina dhe jo para dhe kuptohet ka brenda shumë politika.

Sa i përket vaksinës kineze apo ruse, asnjë paragjykim të natyrës shkencore për respekt të shkencëtarëve, por zgjedhja jonë është që do të kërkojmë nga krahu perëndimor. Është një zgjedhje e bërë prej nesh, sepse këtu janë shumë komponent bashkë. Nëse BE do të hapet ndaj vaksinave kineze dhe ruse, ne do ta rishikojmë këtë qasje. Asnjë paragjykim të natyrës shkencore”, theksoi ai.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH