Aktualitet

Rama-Bashës: Po pranon faktin se je pjesë e njollosjes së UÇK!

Shkruar nga Liberale
Rama-Bashës: Po pranon faktin se je pjesë e njollosjes së

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish kreut të PD-së, Lulzim Bashës duke e akuzuar kësaj radhe se po pranon që është pjesë e lojës së ulët për njollosjen e UÇK.

"Lulëzim sa më shumë i shmangesh përgjigjes për kontributin tënd në raportin e Dick Marty,aq më shumë e pranon faktin e tmerrshëm se je pjesë e asaj loje të ulët për njollosjen e UÇK,ndërkohë që unë nuk dua ta besoj këtë dhe të bëj thirrje të dalësh e ta sqarosh popullin shqiptar!

Sharjet e akuzat qesharake për mua si fajtor pse në Shqipëri numrat e të infektuarve po rriten si kudo, s’të mbrojnë dot nga kjo hije e të kaluarës që këto ditë të rênda për Kosovën, vetëm zmadhohet e rëndohet nga bishtnimi yt! Dil sqaro rolin tënd në atë raport të turpshëm!", shkruan Rama. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH