Aktualitet

Rakacolli jep vendimin e fundit të Komitetit për universitetet

Shkruar nga Liberale
Rakacolli jep vendimin e fundit të Komitetit për universitetet

Mira Rakacolli, kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, bëri të ditur se mësimi në universitete do të vijojë online. Sipas Rakacollit, gjatë dy javëve të fundit është parë një rritje e rasteve me koronavirus te moshat e reja dhe për këtë arsye është vendosur që mësimi të vazhdojë sërish online.

“Situata në Shqipëri është paraqitur me një rritje të incidencës 2-javore. Ka shkuar në 281 raste për 100 mijë banorë, ndërsa 2 javë më parë ka qenë 227. Kjo është shoqëruar me rritje të incidencës në moshat e reja. Nuk ka rritje të shtimit të rasteve në spital. Këto tregues kërkojnë marrje të masave. Në mbledhjet që ne kemi zhvilluar, kemi vendosur që krahas masave aktuale, menduam se mësimi në universitete të vazhdojë online. Edhe qëndrimi në konvikte është rrezik për t’u kthyer në vatra infeksioni”, tha Rakacolli.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH