Aktualitet

Sulm me armë zjarri, një viktimë dhe 6 të plagosur

Shkruar nga Liberale
Sulm me armë zjarri, një viktimë dhe 6 të plagosur

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kroaci, ku ka humbur jetën një person dhe janë plagosur 6 të tjerë.

Ngjarja u regjistrua në qytetin e Sisak, rreth 60 kilometra në juglindje të kryeqytetit Zagreb, ku një person i armatosur hapi zjarr në mes të rrugës, duke qëlluar këdo që shihte përpara.

Autori, i cili dyshohet se iu ka vënë zjarrin dhe dy banesave dhe makinave, u arrestua nga forcat e policisë disa orë pas krimit të rëndë. Motivet e aktit të tij janë ende të paqarta.

Fqinjët deklarojnë se autori ka pasur probleme mendore dhe i akuzonte shpesh herë komshinjtë se e kanë helmuar.

Sipas mediave të huaja ai jetonte vetëm dhe raportohet se ishte në gjendje të mirë financiare.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH