Delegacioni i BE-së ka reaguar në lidhje me arrestimet e gazetarëve në Shqipëri, pas protestës për vrasjen e të riut Klodian Rasha.
Në njoftimin e delegacionit të BE-së thuhet se duhet që të ketë zero tolerancë për çdo kanosje që i bëhet medias dhe njerëzve të medias.
"BE përsërit se duhet të ketë zero tolerancë për kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias. Është thelbësore që gazetarët në Shqipëri të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa asnjë kërcënim dhune, ngacmimi dhe frikësimi, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në gjithë informacionin", thueht në reagim.
Kujtojmë se gazetari i Ora News Xhoi Malësia dhe kryeredaktori i Koha Jonë Qamil Xhani u arrestuan nga policia dy ditë më parë.