Aktualitet

Protesta/ 1500 efektivë në terren, ja rrugët që janë bllokuar

Shkruar nga Liberale
Protesta/ 1500 efektivë në terren, ja rrugët që janë

1500 efektivë të policisë së shtetit do të jenë në terren ditën e sotme për protestën e thirrur nga Sali Berisha.

Nga ora 12:00 që nis protesta, do të jetë i bllokuar Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe të gjitha drejtimet që lidhen me bllokun e rrugës së Elbasanit.

Rrugët ku nuk do të lejohet parkimi i automjeteve nga ora 06:00 dhe do të bllokohet qarkullimi nga ora 10:00 janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D'Ark" dhe bulevardi "Bajram Curri”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH