Aktualitet

Prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar nën hetim nga SPAK!

Shkruar nga Liberale
Prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar nën hetim nga SPAK!

Prej tre vitesh prokurorë dhe gjyqtarë të shkarkuar nga vettingu, vijojnë nën hetim nga SPAK.

Prokuroria e Posaçme është urdhëruar të kryejë akt ekspertiza financiare bindëse, të cilat do të caktojnë fatin hetimor të këtyre subjekteve.

Dhe pikërisht zgjatjen e afateve hetimore e ka shfrytëzuar ish-gjyqtari i lartë dhe ish-gjyqtari kushtetues Admir Thanza, i cili ka gjetur një gabim procedural të gjykatës kundër tij dhe për këtë arsye ka dorëzuar padi të posaçme në Gjykatën e Lartë.

Admir Thanza pretendon se jo vetëm afatet u zgjatën në mënyrë të paarsyeshme, por se gjatë shqyrtimit në Gjykatën Anti-korrupsion në Tiranë, ai nuk u vu në dijeni dhe nuk ishte i pranishëm si palë.

Ky moment është pranuar si shkelje nga Gjykata e apelit e cila i hapi dritën jeshile Thanzës, të kthehet si paditës në Gjykatën Supreme, aty ku dikur mbante tunikën e gjyqtarit të karrierës.

Thanza u vu nën hetim janarin e 2022, për fshehjen e një apartamenti në Komunën e Parisit dhe të një garazhi.

Por akuza ndaj Thanzës nuk është formalizuar ende për shkak të akt ekspertizave kontradiktore, megjithëse apartamenti prej 70 metra katrorë dhe garazhi vijojnë të jenë të sekuestruara për llogari të hetimit.

I shkarkuar nga vettingu për të treja kriteret, ONM zbuloi se 54-vjeçari nuk kishte deklaruar në formularët e dekriminalizimit një dënim prej 100 mijë lireta nga gjykata italiane.

Mbas një dënimi me shërbim prove për këtë dosje, shtatorin e vitit të kaluar gjykata e apelit në Tiranë e deklaroi të pafajshëm Thanzën, me arsyetimin se ish-gjyqtari nuk ishte i detyruar ta pohonte një vendim të tillë. Ky verdikt është rekursuar në gjykatën e Lartë dhe pret gjykimin. Marrë nga Gazeta Shqip.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH