Aktualitet

Probleme me profesionalizmin, KPK shkarkon prokurorin e Gjirokastrës

Shkruar nga Liberale
Probleme me profesionalizmin, KPK shkarkon prokurorin e Gjirokastrës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar Prokurorin e Gjirokastrës, Emror Kasaj. Ai u përball për herë të dytë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit më 5 maj lidhur me problemet në kriterin e figurës dhe profesionalizmit.

Po ashtu, nga analiza financiare paraprake për periudhën 2010-2016 Kasaj rezulton me balancë negative në vlerën e 31 milionë lekëve.

Pas përditësimit të raportit të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar janë referuar informacione për përfshirjen e tij në korrupsion pasiv dhe për ndikim të paligjshëm në një proces penal.

Emror Kasaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000, si oficer i Policisë Gjyqësore. Prej vitit 2015, ai ushtron funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH