Aktualitet

Prindërit e lanë me gjyshin, bie nga kati i tretë, Arli po lufton për jetën

Shkruar nga Liberale
Prindërit e lanë me gjyshin, bie nga kati i tretë, Arli po lufton

Ai ishte vetëm në shtëpi me gjyshin e tij. Mami dhe babi ishin në punë. Ka mjaftuar një moment shpërqendrimi: nipi 2-vjeçar gjendet i vetëm në dhomën e gjumit, mbështetet në një karrige, e shtyn drejt dritares, ngjitet, përkulet në pragun e dritares dhe bie përtokë.

Një fluturim nga kati i tretë rreth pesëmbëdhjetë metra. “ Dëgjuam një zhurmë, dolëm jashtë dhe pamë atë trup të vogël në tokë, nuk jepte shenja jete”, ishte rrëfimi i një fqinji. Edhe gjyshi, sapo pa Arlin e vogël nga dritarja, vrapoi poshtë i dëshpëruar duke bërë thirrje për ndihmë.

Fëmija u dërgua në kushte të dëshpëruara në spitalin San Gerardo në Monza dhe tani ai po lufton për jetën në repartin e Neuroreanimacionit. Në spital është shtruar edhe gjyshi, pas sëmundjes që përjetoi gjatë momentit të aksidentit.

Karabinierët e Monza arritën të mbledhin detajet e asaj që ndodhi mëngjesin e djeshëm në godinën me numër 5 të via Bachelet, San Damiano di Brugherio, në jug-lindje të Monzas.

Prindërit e Arlit, babai Fabio, nëna dhe gjyshi kanë jetuar atje prej vitesh. Me origjinë nga Shqipëria, “para se të merrnin me qira një apartament më poshtë, kishin blerë shtëpi në katin e katërt. Njerëz të mirë, të dy punonin dhe fëmija ishte me gjyshin", thanë fqinjët.

Ndihma ishte e menjëhershme. Edhe një helikopter u nis për ta dërguar fëmijën në Bergamo, por më pas u vendos që ta çonin në San Gerardo di Monza, me ambulancë. Deri nesër mjekët shpresojnë që i mituri do të mund ta kalojë rrezikun për jetën. /Liberale/

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH