Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Greqi, ku një 8-vjeçare ka ndërruar jetë brenda një makine. Mësohet se makina ishte parkuar në diell dhe për shkak të temperaturave të larta vajza ka humbur jetën.
Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në Chalandri, ndërsa vogëlushja u gjet pa ndjenja nga person. Më pas ajo u transferua në spitalin Gennimatas, ku u konstatua se ka vdekur.
Ndërkohë që policia ka arrestuar prindërit, nën akuzën e “pakujdesisë” ndaj të miturës.