Aktualitet

Presidenti i UET: Ndryshimi i studentëve, nga valixhja me libra te...

Shkruar nga Liberale
Presidenti i UET: Ndryshimi i studentëve, nga valixhja me libra te...

Ashtu si çdo vit në Universitetin Europian të Tiranës, zhvillohet Java e Orientimit . Kjo është një traditë që vetë UET e ndjekë pothuajse cdo vit dhe ka si qëllim të ndihmoj dhe informoj studentët e rinj më shumë me mënyrën se si universiteti funksionon. Gjatë javës së orientimit studentët njihen më shumë me programet, pedagogët, ambjentet dhe më një sërë rregullash të cilat luajnë një rol kyc dhe të rëndësishëm në jetët e studentëve. UET ka pesë fakultete dhe secili prej tyre organizon takime me studentët duke i informuar dhe treguar më tepër mbi mënyrën e funksionimit të fakulteteve dhe departamenteve aktuale në të cilat do të studiojnë. Përfaqësues të 5 departamenteve në takimet që organizohen me studentët mbajnë fjalimet e tyre duke i ndihmuar dhe qartësuar më mirë se si funksionojn strukturat e Universitetit Europian të Tiranës. Edhe sot ne UET , u zhvillua Java e Orientimit me Fakultetin e “Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit”, ku ishin të shumtë studentët të cilët morën pjesë sëbashku me përfaqësues të fakultetit.

Gjatë fjalimeve të mbajtura ndër to ishte dhe fjalimi i Presidentit të Uet, Prof. Asoc. Dr Selami Xhepa ku ndër të tjera shprehet se “Më kujtohet koha kur shkoja në shkollë, ne shkonim me valixhe druri por tani studentët vinë me iphonë, celularë, etj, etj. Pra ka një ndryshim të madh nga një epokë në tjetrën.

Unë ju përgëzoj fort  për të dy zgjedhjet që keni bërë, edhe për zgjedhjen në Universitetin Europian të Tiranës, është një besim dhe përgjegjësi për neve dhe jam i bindur që bashkë më kolegët e mi do të dimë ta vlerësojmë dhe ta përkthejmë në një vlerë të shtuar për juve në mënyrë që tre vitet e qëndrimit tuaj këtu në universitet të mos jenë një periudhë kohe inaktive apo të mërzitshme por të jetë një kohë sfiduese, të merrni dije por të merrni njëkohësisht edhe kënaqësi në auditoret tona. Së dyti ju përgezoj edhe për zgjedhjen që keni bërë për të profesionit të ekonomistit, meqë edhe unë vetë jam një ekonomist.

Që të jemi i sinqertë kur më ka dalë mua shkolla dikur, nuk është se e zgjodha vetë, atëherë dikush tjetër i merte vendimet për neve. Pavarësisht se nuk e zgjodha vetë, profesioni i ekonomistit më jep shumë kënaqësi dhe jam tmerrësisht i lumtur nga zgjedhja që bëra për profesionin. Puna e ekonomistit është ndoshta nga profesionet e vjetra të njerëzimit dhe nëse ndër më të vjetrit kanë qenë puna e priftit dhe e mjekut edhe ekonomisti futet po këtu. Në thelbin e vet shumë pak ka ndryshuar, psh kontabiliteti vazhdon të jetë i njëtë edhe sot, në princip , pra principet janë të njëjta në profesion. Ajo që ka ndryshuar është që brez pas breezi, gjeneratë pas gjenerate ne e kemi modifikuar dhe e kemi sofistikuar shumë këtë kështjellën e famshme të teorisë së ekonomisë dhe kemi bërë një teori tërësist komplekse dhe të vështirë.

Kështu që në thelbin e vetë pavarësisht se principet janë të njëjta, e kemi sofistikuar këtë teori dhe ndoshta kjo do të jetë dhe sfida jonë sëbashku. Ne si ekonomistë jemi në një pozitë gjithmonë famëkeqe, sidomos kur ndodh ndonjë krizë, të gjithë thonë, nuk u gjet ndonjë ekonomistë që te na paralajmëronte më përpara. Kjo është pozita fatëkeqe e një ekonomisti në të cilën do ta gjeni veten edhe ju kur të rriteni dhe të bëheni në pozita drejtuese të vendit, kështu që në këtë lloj pozicioni ne duhet të përpiqemi që të mbajmë edhe barren e publikut për dështimet e shoqërisë.

Ne prej shekujsh e kemi përsosur por jo gjithmonë gjërat i kemi bërë drejtë, vazhdojmë nëpërmjet punëve tona kërkimore ta përshtasim atë në mënyrë që të jetë e bëshme dhe të funksionoj në kontekstin e shoqërisë sonë. Unë ju përgëzoj fortë për zgjedhjen e profesionit që keni bërë dhe uroj që ekonomia që ne do ndërtojmë në të ardhmen, me kontributin dhe mencurinë tuaj të jetë një ekonomi e vërtet me baza të qëndrueshme. Kjo është sfida jonë dhe kjo do të jetë edhe sfida juaj, e brezit të ekonomisë. Përgëzimet e mia më të sinqerta. Na shfrytëzoni për të marrë dijet që ju dëshironi dhe të punojmë sëbashku për të bërë këto vite të qëndrimit tuaj një periudhë që të marrim dhe dije dhe kënaqësi dhe të ndërtojmë një komunitet. Jeta ecën shumë shpejtë dhe tre vite ikin shumë shpejt. Shfrytëzojini vitet që keni marrë për të ardhur pranë nesh, shërblejani mundin prindërve tuaj dhe garantoni një persp ektivë shumë më të sigurt.” /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH