Mal i Zi

Presidenti i Malit të Zi: Vuçiç nuk ka ndikuar kurrë në vendimet e mia

Shkruar nga Liberale
Presidenti i Malit të Zi: Vuçiç nuk ka ndikuar kurrë

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç deklaroi se homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç nuk ka ndikuar kurrë në vendimet e tij.

Sipas Milatoviçit, Vuçiç as që mund ta bëjë diçka të tillë, shkruan Vijesti.

Ndër të tjera, Milatoviç shtoi se do të vazhdojë të bashkëpunojë me Vuçiçin, si Presidentin e Serbisë.

Ai theksoi se Serbia është një nga partnerët kryesorë ekonomikë të Malit të Zi.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH