Aktualitet

Popullsia e Kinës ulet për herë të parë në 60 vjet, ja sa ishte në 2022-shin

Shkruar nga Liberale
Popullsia e Kinës ulet për herë të parë në 60

Popullsia e Kinës ka rënë për herë të parë në 60 vjet. Sipas të dhënave zyrtare, popullsia në vitin 2022 ka qenë 1.4118 miliardë dhe ra me 850,000 nga viti 2021.

Shkalla e lindjeve në Kinë ka qenë në rënie prej vitesh, duke nxitur një sërë politikash për të ngadalësuar trendin.

Kina braktisi politikën e saj për një fëmijë që në vitin 2016. Pavarësisht stimujve të ndryshëm nga politikat për të sjellë fëmijë në jetë, çiftet nuk po e marrin parasysh këtë.

Arsyet janë të ndryshme dhe lidhen me kostot e jetesës, moshës së grave për riprodhim apo të mësuarit tashmë me famijet e vogla.

Sipas Byrosë Kombëtare të Statistikave të Kinës, e cila publikoi shifrat të martën vdekjet gjithashtu tejkaluan lindjet për herë të parë vitin e kaluar.

Kina regjistroi shkallën e saj më të lartë të vdekjeve që nga viti 1976 - 7.37 vdekje për 1000 njerëz, nga 7.18 që ishte një vit më parë. /Liberale.al

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH