Kryesore

Polonia kalon në avantazh, tifozët hedhin sende në fushë

               Publikuar në : 22:40 - 12/10/21 liberale

Në “Air Albania” po luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë, e cila konsiderohet si një finale për eliminatoret e Botërorit Katar 2022.

Rezultati: Shqipëri 0 – 1 Poloni

Zhvillimet më të rëndësishme nga ndeshja:

Pas incidentit lojtarët e Polonisë kanë lënë fushën dhe nuk duan që të kthehen për të vijuar lojën. Ndërkohë tifozët kanë krijuar atmosferë festive duke kënduar. Shqipëria nga kjo situatë mund të ndëshkohet. Pritet vendimi nga gjyqtari dhe delegati i UEFA-s.

Nga ana tjetër spikeri i stadiumit ka komunikuar me tifozët duke thënë se arbitri ka vendosur që skuadrat do të kthehen në fushë dhe nëse tifozët hedhin dhe një shishe në fushë, ndeshja do të ndërpritet përfundimisht. Kjo do të thotë se pak këtij incidenti ka marrë karton të verdhë.

78′ Ndërpritet ndeshja, tifozët qëllojnë me shishe lojtarët e Polonisë pas shënimit të golit.

77′ Polonia ndëshkon kuqezinjtë, shënon Swiderski.
70′ Skuadra polake kërkon me ngulm fitoren, Suosa bën dy zëvendësime. Lë fushën Buska dhe Jozwiak.

67′ Trashi lë fushën e blertë, në vend të tij futet Lenjani.

66′ Trajneri Edi Reja ndëshkohet me kartonë të verdhë për protesta.

59′ Reja bën ndryshimin e parë, del Uzuni dhe në fushë futet Broja.

50′ Hysaj dhe Puchacz ndëshkohen me karton të verdhë.

45′ Nis pjesa e dytë. Polonia bën zëvendësimin e parë, lë fushën e lojës Klich, në vend të tij futet Moder.

45+1′ Përfundon në barazim pjesa e parë, skuadrat drejtohen drejt dhomave të zhveshjes.

40’ Buksa ndëshkohet me karton të verdhë, sërish kryen faull kundër Kumbullës.

39’ Adam Buksa këshillohet nga gjyqtari, kryen faull në sulm dhe tension ndeshjen.

35′ Ndëshkohet me karton të verdhë mbrojtësi shqiptar Ardian Ismaili.

25′ Keidi Bare rrezikon duke goditur, por topi shkon lartë mbi traversë.
14’ Tre goditje këndi radhazi për polakët, një goditje e tyre shkon mbi traversë.

1’ Nis ndeshja në ‘Air Albania’.

Mbahet një minutë heshtje në kujtim të fizioterapistit Ylli Mihali dhe komentatorit Kosta Grillo, të cilët kanë humbur jetën nga Covid.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back